Meta: Asnjë votë të mos tjetërsohet, ruani qetësinë deri në shpalljen e rezultatit

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të nëj postimi në facebook bën thirrje që asnjë votë të mos tjetërsohet.

Zoti Meta gjithashtu kërkon të ruhet qetësia deri në shpalljen e rezultatit përfuundimtar.

"Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit.
Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve.
Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund."

Procesi i numërimit të votave vijon në të gjithë vendin.