Kryeministri Rama shkel ligjin/ Bën propagandë në qendrën e votimit

Kryeministri Edi Rama është ai që ka shkelur Kodin Zgjedhor duke u shfaqur në qendrën e votimit me kapelen ku në të është numri 12, që në fletën e votimit korrespondon me numrin e Partisë Socialiste.

Jo vetëm kaq Rama ka maskën me lulediell, logoja e fushatës “Shqipëria buzëqesh”.  

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Rama u shfaq në qendrën e votimit në Surrel të votojë.

Një detaj i tillë u komentua dhe në studion “Ora e Vendimit” në Rtv Ora dhe Ora News

Të ftuarit në studio Kristaq Kume: “Ligji thotë se deri në orën 19:00 nuk mund të bëhet asnjë lloj propaganda apo fushatë eletorale dhe fushata elektorale bëhet me forma nga më të ndryshmet, fushatë, aktivitet, banderola postera por dhe me kapele. Në rastin më të mirë është treguar i pakujdesshëm dhe kjo pakujdesi është mos respektim i ligjit”

Çfarë parashikon ligji?
Ligji parashikon që të pastrohet qendra e votimit nga çdo lloj propaganda. Asnjë votues nuk duhet të lejojë me shenja propagandistike dhe ajo fletë votimi quhet e pavlefshme dhe i jepet mundësi e re votuesit, nëse nuk pranon atëherë nuk duhet të votojë. Ndëshkimi do të ishte gjobë

 Fahri Balliu: Rama theu Kodin Zgjedhor. Vota e tij duhet të jetë e pavlefshme. Shkaktoi penallti"

E ndërsa specialistët e quajne shkelje ligji vetë Rama kur është pyetur më përpara i ka quajtur këto simbole si simbole që skane lidhje me fushatën por me simbole personale që i pëlqejnë.