Rradhë të gjata në disa qendra votimi në Kurbin

Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, të cilët do të hedhin votën e tyre në 5,199 qendra votimi në Shqipëri.

Si asnjëherë më parë Shqipëra po voton në kushte pandemia, ndërkohë që në disa qendra votimi ka pasur probleme me pajisjet e identifikimit, ku si pasojë është bllokuar përkohësisht edhe procesi i votimit .

Ndërkohë, siç shihet në fotot e siguruara nga Ora News, në qendrat e votimit në Kurbin janë krijuar radhë të gjata, personash të cilët presin për të votuar.