I shoqëruar nga bashkëshortja, voton kryeministri Edi Rama: Demokracia nuk është sport me spektatorë!

Kryeministri Edi Rama se bashku me bashkëshorten  e tij Linda Rama, ka votuar ditën e sotme. Rama ka votuar tek shhkolla e "Ymer Lala", në Surrel. 

E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.

Rama ka mbajtur edhe një fjalim ku ka thënë Demokracia nuk është sport pa spektatorë dhe  secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Më tej ai ka thënë që në këto zgjedhjet të fitojë më i miri. 

"Është ditë shumë e bukur. Me diell fantastik. Sot është dita të mos ushqjejmë asnjë ndjenjë negative që me votën e tij ka mendim tjetër. Jemi një familje e madhe në të njëjtin atdhe. Askush mos të harrojë se demokracia është sport pa spektatorë dhe secili duhet të zbresë vetë në fushë dhe të gjuajë me votë. Zbrisni vetë në fushë dhe gjuajeni penalltinë tuaj. Le të fitojë më i miri!"

Ndërkohë Rama nuk ka dhënë asnjë koment për votën e Albin Kurti, i cili ka votuar për herë të parë në Shqipëri.