Ç'po ndodh? Bllokohet votimi në Libonik të Korçës pas debateve, komisionerët e PD marrin vulat dhe ikin

Ne qendrën e votimit në Pirg të Maliqit, ende nuk ka nisur procesi i votimit, megjithëse janë zëvendësuar 2 aparatura të cilat kanë rezultuar me defekt. Burime për Ora News, bëjnë me dije se në  Mallakastër është tepër e ulët.

Në Libonik të Korçës ka rreth 1 ore që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ. Sipas burimeve bëhet me dije që ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD, këta të fundit me pretendimin se administrata e bashkisë është jashtë për presion kanë marrë vulat dhe janë larguar.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit 3822,3813. Ndërkohë që pritet vendim i KQZ.