Ambasada britanike: Votoni! Keni në dorë kush do të qeverisë vendin dhe të ardhmen tuaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2021, 10:06
Ambasada Britanike në Shqipëri u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë .
Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se qytetarët kanë mundësinë të vendosin se kush do të qeverisë vendin në të ardhmen.
"Zgjedhjet po ndodhin tani. Nëse je një votues në Shqipëri , atëherë sot ke mundësinë të vendosësh se kush do të qeverisë vendin dhe të ardhmen tënde. Sigurohu që ti, miqtë dhe familja jote ta bëni zërin tuaj të dëgjohet!"

