Voton Sali Berisha: Rroftë fitorja!

Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha ka votuar dhe gjatë fjalës së tij i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë  dhe të firmosin ditën e sotme.

"E kësaj dite të bekuar, ftoj me këtë rast çdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme. Nëj fitore madhështor për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat, familjen, të votojnë për emigrantët shqiptarë që nëj regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik që mos lejonte votimin e tyre. Të votojnë për të gjithë ata që i thonë lirisë, liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores megjithë përpjekktjet e përpëlitjet antiligjore , të pamoral, fitorja po bëhet çdo sekondë më e madhe , më e bukur, më e fuqishme," tha zoti Berisha.