Yuri Kim vëzhgon votimin në Shkodër: Çdo shqiptar të shkojë të votojë, nuk mbështesim asnjë parti

Ambasadorja  amerikane Yuri Kim ishte në Shkodër për të mbikqyrur nga afër procesin e votimit ashtu si kishte paralajmëruar edhe më parë.

Ajo u shpreh se kjo ështsë dita e shqiptarëve dhe SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të caktuar politik.

"Ishte shkëlqyeshëm sesi pashë që sistemi i ri i kartave elektoronike funksiononte shumë mirë.

SHBA nuk mbështet një parti politike apo një kandidat të caktuar politik, por ne mbështesim të drejtën e shqiptarëve për të votuar.

Shpresojmë që cdo qytetar shqiptar të ketë mundësinë të votojë i lirë. Kjo është dita juaj," tha Kim.