Kërcet arma në Mitrovicë, vritet një person, plagosen dy të tjerë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në tregun e Mitrovicës pak minuta më parë.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se deri te plagosja ka ardhur pas një konflikti mes dy zyrtarëve policorë që gjendeshin jashtë detyrës zyrtare.

Mësohet se fillimisht njëri polic e ka goditur tjetrin me një mjet të mprehtë, ndërsa ky i fundit e ka nxjerrë revolen dhe ka gjuajtur në drejtim të tij me disa plumba.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mediave të Kosovës, si pasojë e incidentit ka vdekur një person.

Ndërsa dy persona tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një kalimtar rasti.