Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2021, 18:28
Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç u shpreh ditën e sotme i pyetur nga gazetarët serbë se pret vazhdimin e dialogut me Kosovën.
Vuçiç tha se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë - Borelj, Von der Layen, Varei dhe Lajčark.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se do të shkojë në Bruksel dy herë dhe se ai pret bisedime të mira dhe konstruktive, si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.
Vuçiç: Unë pres vazhdimin e dialogut me Prishtinën në maj ose qershor.