77 shqiptarë të Kosovës u vranë, sot 22 vite nga masakra në Poklek dhe Çikatovë

Sot bëhen 22 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe masakroi, vrau dh dhe më pas i ka djegi kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur.

Mes viktimave kishte dhe foshnja gjashtëmuajshe , djem e vajza të rej, e deri te pleqtë 75-vjeçar.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre.