VIDEO VIRALE/ S'i erdhi asnjë? Rama flet gegërisht, 'kuksiani' ia kthen labçe

Edi Rama fluturoi sot nga Rinasi drejt Kukësit për të inauguruar aeroportin e ri në qytetin verilindor.

Edhe fluturimi nuk ishte Londër-Kukës, siç kishte premtuar por Londër-Rinas-Kukës, sërish Rama u mundua ta shesë si sukses.

Por teksa premtonte se do sillte kuksianë para 25 Prillit për të votuar PD-në, videoja që shpërndau vetë në Facebook, e nxorri zbuluar.

Në një moment, kryeministri flet në dialektin geg, ndërsa "pasagjeri" i përgjigjet në toskërisht.

Lexo edhe: VIDEO/ Rama çon “çunat e Londrës” nga Rinasi drejt Kukësit: Do votoni PD-në tani…