Krimi në Dibër/ Banorët: Ishte familje e mirë. Vjehrra ishte grua e urtë. Morëm vesh nga televizori se e kishte vrarë nusja

Banorët e fshatit Burim në Maqellarë të Dibrës, kanë folur pas ngjarjes së rëndë, ku nusja qëlloi me vdekje vjehrrën kanë thënë se ka qenë familje e urtë.

Të pyetur nga gazetarët e Ora News, banorët kanë thënë se nuk dinë nëse nusja që kreu krimin ishte me probleme të shëndetit mendor.

Ata kanë thënë se lajmin e kanë marrë vesh nga televizori, pasi familjarët nuk kishin treguar asgjë se ngase kishte humbur jetën 74-vjeçarja.

"Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania. E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëlluam dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutisht.

Nuk na thanë, sot në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar tek Neës24. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë"

Ndër të tjera ata janë shprehur se familja nuk ka pasur konflikte me njeri. Sakaq banorët kanë bërë me dije se 44-vjeçarja që vrau vjehrrën është nënë e katër fëmijëve, një vajze dhe katër djemve.

"Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si ndodhi nuk e di. E morëm vesh nga televizori. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na ka treguan se përse ka vdekur.

Policia ka qenë mbrëmë. Familja ska pasur konflikte me njeri. Ka 4 fëmijë, një gocë dhe tre djem."

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në Maqellarë të Dibrës. Miranda Markja, 44 vjeçe vrau me thikë vjehrrën e saj, 74-vjeçaren Naile Markja.

Lexo edhe:  44-vjeçarja vret vjehrrën në Maqellarë