Rama: Rruga jonë i bie më gjatë, por na çon në majë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me qytetarët në zonën e Laprakës në Tiranë.

Sipas tij, rikthimi i vendit në dorë të PD-së, do e kthente vendin si plaçkë dhe shqiptarët si mish për top.

Edi Rama: "Jam këtu për tu thënë se kjo botë është e atyre që dhe kur rrëzohesh ringrihen dhe vazhdojnë të ngjitën. Kjo botë nuk ka qenë kurrë e atyre që gjejnë rrugën më të shkurtër, si na mëson populli "rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë".

Shqiptarët e provuan se kur donin ti binin shkurt me Haxhi Qamilin apo me Suden i ra më gjatë. Kjo që ofrojmë ne është rruga e gjatë, por është ajo që na çon në majë. Kur ata janë në pushtetet Shqipëria kthehet në plaçkë dhe shqiptarët mish për top".