Mediu nga Levani: Më 25 Prill ti japim fund pandemisë së krimit e shkatërrimit ekonomik
Zgjedhjet e 25 prillit më shumë se partive politike do duhet t'i shërbejnë qytetarëve shqiptarë.
Ka qenë ky mesazhi i kryetarit të Partisë Republikane Fatmir Mediu për banorët e Levanit në Fier.
Krye-republikani tha se duhet t'i jepet fund një qeverisje të korruptuar që ka varfëruar vendin.
"Vetëm ne së bashku me një qëllim dhe një vendim që në datën 25 prill, ditën me rëndësi kombëtare t'i japim fund një qeverisjeje të korruptuar e cila ka zënë rrugën tonë për të ardhmen e fëmijëve tonë," u shpreh ai.
Mediu tha se askush nuk duhet ta lërë të ardhmen në duart e një regjimi të korruptuar siç e cilëson ai qeverisjen e Edi Rames.
“Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama," vazhdoi Mediu.
Krye-republikani Mediu, tha se Aleanca për Ndryshim ka një program të plotë për taksa të ulëta për të mbështetur ekonominë familjare, arsimin shëndetin dhe bujqësinë.