Kosovë/ Ligj për pasuritë e paligjshme

Qeveria e Kosovës pritet të hedhë hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe pasurive të pajustifikuara të zyrtarëve të shtetit, duke i konfiskuar ato. Zv.ministri Blerim Sallahu thotë se edhe qytetarët e thjeshtë mund të jenë subjekt në të ardhmen.

Kosova po përgatit një ligj të veçantë për konfiskimin e pasurive të zyrtarëve shtetërorë nëse ata nuk i justifikojnë dot.

Ministria e Drejtësisë informon se janë individët ata që do duhet të arsyetojnë nëse pasuria e tyre është vënë apo jo në mënyrë të ligjshme.

Sipas zëvendësministrit të Drejtësisë̈, Blerim Sallahu, hetimet do i kryejë një agjenci e posaçme.

"Duam ta themelojmë një agjencie që do hetonte pasurinë̈ e personave zyrtar"

“Pjesë e hetimit të jetë pasuria, pra pasuria fillimisht e zyrtarëve shtetëror apo personave zyrtar që futen në të gjitha kategoritë̈ e shërbyesve civil, të emëruarve dhe të zgjedhur. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që gjatë diskutimeve e fazave të mëtutjeshme të futen edhe kategoritë̈ e tjera ose të vlej për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

Zv.ministri Sallahu shton se objekti i ligjit është sekuestrimi i pasurive të paligjshme, jo dënimi i personave, që i mbetet në dorë Prokurorisë.

"Ky ligj nuk është hakmarrje ndaj personave të caktuar. Ky ligj nuk do shihet në asnjë formë si hakmarrje ndaj personave të caktuar, ky ligj është për të mirën e të gjithëve, interes të përgjithshëm, për të mirën e drejtësisë, për të mirën e shtetit të së drejtës.”

Organizatat kosovare të shoqërisë civile e shohin të domosdoshëm një nismë të tillë.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, dhe Erblin Hoxha, koordinator i projekteve në lëvizjen FOL, thonë, mëgjithatë, se disa aspekte të ligjit duhen thelluar më tej.

"Barazia para ligjit dhe mjetet e të provuarit janë dy çështje që duhet të përcaktohen. Janë dy çështje që duhet të diskutohen më shumë lidhur me koncept-dokument që mund të realizohet në projektligj e para është barazia e ligjit në atë që a do të nënshtrohen këtij ligji vetëm personat zyrtar dhe familjarët e tyre apo do t’i nënshtrohen këtij ligji edhe persona të tjerë. Si do të përcaktohen mjetet e të provuarit do thotë si do mund të aprovohet që pasuria që kontestohet është e personit që është palë në procedurë.

Në këtë aspekt ne vlerësojmë se duhet të specifikohet secili dokument apo mënyrë e dokumentimit të pronësisë e cila duhet marr për bazë në këtë procedurë…Fillimisht do ishte më e preferueshme që një gjë e tillë të iniciohej vetëm nga prokurori i shtetit, meqenëse i njëjti e ka përgatitjen profesionale për të kryer përgatitjen e nevojshme për vërtetimin e një çështje të tillë”, tha ajo.

"Nuk do ishte problem përfshirja në ligj edhe të personave jo zyrtar. Ne mendojmë̈ që korrupsioni nuk është i shprehur vetëm në institucione sa do që institucionet kanë qenë pre e korrupsionit me vite të tëra, mendoj që kjo lidhet me aspektin e dokumenteve ose mënyrën së të provuarit të pasurisë, në këtë aspekt nëse arrijmë̈ të rregullohet kjo procedurë besoj që nuk do ishte problematike të përfshiheni edhe persona tjerë përpos atyre zyrtar. Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme i domosdoshëm

“Ky është̈ vetëm koncept dokument do thotë janë edhe disa procedura të gjata në proces para se të implementohet dhe të bëhet ligj. Por ne konsiderojmë̈ ne e shohim të domosdoshëm më shumë se të nevojshëm që një ligj i tillë të kaloj sa do jetë i zbatueshëm mbetet të shihet ta përmbajtja teknike e ligjit…Vullneti i qeverisë aktuale është̈ që ky ligj të vazhdoj tutje dhe ne presim që një ligj i tillë do ndodh. Aspektet kohore janë̈ çështja kryesore që ne e shohim si të domosdoshme të realizohet ky ligj….Tash është koha që kjo qeveri me vullnetin që e ka dhe sidomos me ato premtimet elektorale dhe historikun e tyre tregon se kjo është një qeveri që nuk do shkoj kjo qeveri pa miratimin e ligjit të tillë“, theksoi Hoxha.

Këtë javë, Ministria e Drejtësisë e Kosovës, i dërgoi qeverisë përmbajtjen paraprake të ligjit, për t'i hapur rrugën hartimit të tij.

Vendi renditet i 104-ti mes 180 shteteve të botës marra në analizë për nivelin e perceptuar të korrupsionit, nga organizata Transparency International.