Në kërkim nga Kosova për shitje të narkotikëve, arrestohet 45-vjeçari në Tropojë

Një 45-vjeçar në Tropojë është arrestuar sot për llogari të drejtësisë në Kosovë.Në pranga ka rënë shtetasi A. O.

"Arrestimi provizor  i tij u bë me qëllim ekstradimi pasi Gjykata Themelore Gjakovë, Kosovë, me vendimin e datës 06.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" njoftoi policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.