Nuk ka më dilema, Dembele do të rinovojë me Barcelonën
Te Barcelona ka optimizëm dhe fryn një erë e re që pas emërimit të Joan Laportas si president i klubit. Reezultatet janë të mira tani dhe ekipi po lufton për titullin ndërsa më të mirët pritet të qëndrojnë sërish e një ndër ta është edhe Ousmane Dembele.
Sulmuesi francez të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit 2022 është objektiv i shumë klubeve të mëdha si Man. United, Bayern Munchen, PSG apo Chelsea por ajo kohë kur lojtari ishte i pakënaqur ka ikur dhe tani e shikon veten te katalanasit.
Sipas gazetës “Sport” e cila është pranë Barcelonës, drejtuesit i kanë ofruar rinovimin për 3 sezone të tjera deri në vitin 2025 dhe sigurisht një pagë shumë më të mire teksa përgjigja pritet në javët në vijim.
Ka optimiztëm se sulmuesi 23-vjeçar do të pranojë ofertën sepse e shikon veten të rëndëishëm në skuadër por ekziston edhe plani B që nëse nuk do të rinovojë atëherë ai do të shitet këtë verë dhe kjo e fundit nuk duket e pëlqyeshme nga asnjëra palë.