Rinovimi larg, El Clasico i fundit për Sergio Ramos?
Këtë të Shtunë mund ta shikojmë për herë të fundit Sergio Ramos me fanellën e Real Madrid në një El Clasico. Kryendeshja e ndeshjeve është një histori më vete dhe për Ramos po zvogëlohen shpresat që ai të rinovojë kontratën që skadon në fund të këtij Qershori.
Aktualisht mbrojtësi spanjoll ka probleme fizike dhe është në dyshim për përballjen dhe do të ishte supersfida e pare Real Madrid-Barça për kampionatin që ai do të humbiste për shkak të dëmtimit.
Në total Ramos ka luajtur 31 El Clasico të vlefshme për kampionatin ndërsa ka luajtur 45 përballje të tilla në të gjitha kompeticionet dhe ky përbën rekord më vete pasi nuk ka asnjë tjetër me kaq shumë ndeshje në këmbë Real-Barça.
Mbrojtësi spanjoll është kthyer në një lojtar simbol për Real Madrid dhe negociatat e rinovimit nuk kanë shkuar si duhet pasi kërkesat ekonomike të Ramos janë të larta e njëkohësisht synon 2 vite kontratë por Florentino Perez synon ta mbajë një vit duke pare dhe moshën e tij.