Vlorë, iu gjetën në banesë 4800 euro të falsifikuara, prangosen 2 persona

Goditet një rast i falsifikimit të monedhave, arrestohen në flagrancë 2 shtetas në Vlorë.

Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, të cilëve iu gjet në banese një sasi parash të dyshuara si të falsifikuara.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara, organizuan punën për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.