Kokainë, kanabis, vjedhje... 6 të arrestuar në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
A. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. Xh., për veprën penale "Moskallëzim i krimit" ;
K. B., 29 vjeç, pasi sherbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponjat" kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues A. D., dhe pasagjer shtetasit K. B dhe K. H. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K.B., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasit A. D dhe K. H., për veprën penale "Moskallëzim i krimit".
Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 21 vjeç, për veprën penale "Vjedhja".
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. Sh., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
L. G., 53 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.