EMRAT/ Plagoset me thikë 34-vjeçari në Tiranë, dy autorët në kërkim
Plagosje me thikë në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
I plagosur ka mbetur një 34-vjeçar, ndërsa autorët kanë qenë dy persona.
Bruno dhe Mario Basha, 28 dhe 26 vjeç kanë qëlluar me armë të ftohtë Valter Çelën pas një konflikti.
Mësohet se në konflikt është përfshirë edhe shoku i 34-vjeçarit, që gjithashtu ka mbetur i lënduar pasi ka marrë goditje me sende të forta.
Dy autorët janë shpallur në kërkim me policinë që po punon për ndalimin e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia: Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.