Rama flet sërish për Rinasin: Plan djallëzor për kaos nga një President dhe ish-President, Basha një kukull e kurdisur

Kryeministri, Edi Rama, komentoi sërish situatën në Rinas, ku prej dy ditësh janë pezulluar fluturimet për shkak të protestës së kontrollorëve.

Gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, Rama e konsideroi një plan i mirëmenduar, pasi kontrollorët duan kohë të zëvendësohen dhe kjo sipas tij do të sillte kaosin në vend.

Por kreu i qeverisë theksoi  se llogaritë ishin bërë gabim.

Rama: E patë ça ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit që rrezikoi të bllokonte vaksinimin për disa javë. Kontrollorët nuk janë punonjës dosido që mund të zëvendësohen direkt dhe llogaritë ishin bërë shumë djallëzore sepse koha për t’i zëvendësuar ishte disa javë, por nuk ja dolën. Ne ishim duke u përgatitur për ta përballuar atë goditje.

Vaksinat u vonuan, humbëm një ditë për shkak të atyre, por sot vaksinat mbërritën, ndërkohë kaluam gjithë natën duke luftuar që mos iknin në drejtim tjetër, se kur nuk i merr dot i do dikush tjetër. Si mund tuja argumentosh që këtu kemi një president, bashkë me një ish-president që janë përfshirë në një çmenduri për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton këtë? Vaksinat mbërritën dhe do vazhdojmë vaksinimin sepse jemi vendosur t’i nxjerrim shqiptarët nga tuneli i pandemisë.

Kjo situatë sipas Ramës është dëshmi se koha e rrumpallës mund të kthehet prapë.

Rama: Ajo që ndodhi dje ëhstë treguesi se koha e rrumpallës mud të kthehet sa hap e mbyll sytë në rast se njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk mobilizohen për ta bërë atë të pakthyeshme.

Demokratët e zakonshëm, jo ata të verbrit, jo ata shurdhët, jo ata fanatikët që janë gati të shkojnë të futen në ato dasmat infektive, por ata që janë në punë nuk mund dhe nuk duhet ta shohin si një çështje tifozllëku por si një çështje interesash të drejtëpëdrejta.Ata janë po ata.

Rama rezervoi një përgjigje edhe për Bashën, i cili tha se përgjegjës për situatën në Rinas është kryeministri.

Rama: Thashë sot në mëngjes që xhagajdurët janë ata që bëjnë ligjin andej ndërkohë që Lulin e kanë nxjerrë përpara dhe bën sikur nuk sheh çfarë ndodh dhe del dhe thotë e patë çfarë nddohi në Rinas, është përgjegjësi e Edi Ramës. Një kukull që e kurdisin, një herë flet. Një herë nuk flet, një herë bën sikur nuk kupton.

Menduan se do të bllokonin vaksinat, menduan se do të bllokonin hapjen e aeroportit të Kukësit që do të jetë pas pak ditësh, ai aeroporti për të cilnin  më tallnin mua se është 3D, pas pak ditësh do të ulim Air Albania atje me çunat e Londrës, ata që më kanë sharë më shumë në facebook, u bëj thirrje të fillojnë të pronotojnë dhe të tregojnë ato sharjet, kush ka sharë mëe shumë të vijë dhe të ulet në Kukës, ta shohë vetë 3D atje.

Në ëndrrën me sy hapur të bazuar në ato që kemi arritur deri këtu se Shqipëria mund të bëhet kampione e turizmit në Ballkan. Në vizionin tonë të 2018 ne e shohim Shqipërinë kampione në Ballkan dhe të gjitha të dhënat janë se është e bëshme. Nuk ndodh, s'ka për të ndodhur, por sidoqoftë duhet thënë se mes luftës dhe ndërkohë që të gjitha piketat janë vënë dhe rruga është e qartë të ndalosh dhe të marrësh një rrugë tjetër kjo është e pamundur.