Covid në 24 orë, ulet numri i viktimave, rriten të infektuarit

24 orët e fundit kanë sjellë një ulje të numrit të viktimave nga Covid krahasuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se e kanë humbur betejën me virusin 6 pacientë të moshave 69-90 vjeç, përkatësisht 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra.

Ndërkohë ka një rritje të numrit të të infektuarve, me 317 qytetarë pozitivë për Covid në 3024 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.


Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317
Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3024

Testime totale 580,615
Raste pozitive 127,509
Raste të shëruara 96,129
Raste Aktive 29,083
Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20608
Fier 2541
Durrës 1205
Gjirokastër 1205
Shkodër 1021
Vlorë 707
Korçë 719
Kukës 344
Dibër 338
Elbasan 254
Lezhë 102
Berat 39