Mbërrijnë në aeroportin e Rinasit 100 mijë vaksina kineze
Pas nisjes së fluturimeve emergjente ditën e sotme në Rinas, kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze.
Në pritjen e tyre në aeroport ishin të pranishëm ministrat Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku.
Sipas ministres së Shëndetësisë, Manastriliu vaksinat duhet të mbërrinin 1 ditë më parë, por u vonuan nga ajo që ministrja e quajti si tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit.
Manastriliu: Aeroporti Nënë Tereza - Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë