Vasili: Qeveria nuk i lejon fluturimet me Anglinë që t'i ndalojë shqiptarët të votojnë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në facebook shprehet se qeveria po ndalon qëllimisht fluturimet me Britaninë e Madhe. Sipas Vasilit, qeveria nuk i lejon shqiptarët të udhëtojnë për të ushtruar të drejtën kushtetuese për të votuar.
Postimi i plotë:
"Në Britaninë e Madhe ka shumë votues të opozitës që po pengohen të votojnë," thotë Vasili.
"Qeveria e rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe qe të vijnë të votojnë!!
Shqiperia vazhdon te bllokoje ne menyre skandaloze sërish fluturimet me Britanine e Madhe edhe për dy javë te tjera.
Arsyetimi absurd i koronavirusit ka zero vlere,sepse ndërkohë Britania e Madhe ka numrin më të ulët në Europë të infektimeve dhe fataliteteve dhe numrin më të lartë të vaksinimeve.
Nderkohe qe nuk ekziston ky bllokim i fluturimeve me shtete te tjera, qe kane shifra shume me te larta te infektimit nga Coronavirusi.
Për momentin në Britanine e Madhe fluturimet ndërkombëtare janë të ndaluara me ligj, përveç rasteve të emergjencave dhe PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJE.
Ndersa Qeveria Britanike i lejon shqiptarët të udhëtojmë për të ushtruar të drejtën kushtetuese Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës po ndalon të drejtën themelore për të zgjedhur.
Në Britanine e Madhe ka shumë votues të opozitës, që po pengohen të votojnë.
Komiteti i Eksperteve te Edi Rames te heqe urgjentisht bllokimin e fluturimeve me Britanine e Madhe dhe te mos vazhdoje te behet më pjese e pisllekut politik te Edi Rames se tmerruar nga humbja."