Bulqizë, 6-vjeçari aksidentohet me biçikletë, transportohet me urgjencë drejt Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2021, 17:46
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Bulqizë.
Një fëmijë i moshës 6 vjeç me iniciale O.L është rrezuar duke luajtur me biçiklete dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë.
Fëmija ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
"Në spitalin e Bulqizës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur, i cili duke luajtur me biçikletë pranë banesës së tij është rrëzuar duke pësuar lëndime. I mituri pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes." - njofton policia.