Basha me të rinjtë në Divjakë: 25 prilli të jetë plot me vota për ndryshim, ne do jua shpërblejmë me punë dhe vepra

Kryetari i Partisë Demokartike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Divjakës.

Basha në fjalën e tij vlerëson punën që të rinjtë demokratë po bëjnë dhe shton se detyra e tij është të rrëfejë rrugën drejt një ekonomie me paga të larta e vende të reja pune.

Për më tepër lideri demokrat ka kërkuar nga të rinjtë që 25 prilli të jetë plot me vota për ndryshim, që më pas ai t’ua shpërbljë bashkë me qeverinë e PD me punë dhe vepra.

"Keni qenë motori i fushatës, e di nga Juli, nga kryetari juaj, kudo në Shqipëri fushatën po e bën dhe do e fitojë rinia demokrate e shqiptare. Kjo natyrisht më ngarkon mua dhe gjithë PD me përgjegjësi të veçantë e të dyfishtë.

Tani na takon ne, qeverisë së re dhe rinisë së Divjakës e Shqipërisë, të hedhim hapin final, anëtarësimin në BE. Të mundësojmë që këtë bukuri të Divjakës, dhe pasuritë e jashtëzakonshme të saj, të prodhojnë mirëqenie, vende pune, paga të larta, dinjitet e gëzim, për ju e familjet tuaja."

Basha shprehet se në 25 prill Divjaka do të jetë plot me vota për ndryshimin dhe Partia Demokratike do t;ia shpërblejë me punë dhe vepra.

"E kemi rrugën, planin vizionin për të çuar Shqipërinë në Europë. Ne kemi përgjegjësinë ta drejtojmë Shqipërinë në atë rrugë. Ju keni përgjegjësinë më të madhe, që me 25 prill me votë të ndryshojmë Shqipërinë. Vota juaj, përgjegjësia juaj pra është vota. Nuk e them këtë për votën tuaj personale .E shoh që iu shkëlqen syri.

Siç e pashë sot Divjakën më shumë se kurrë, jo vetëm me njerëz, por me energji. Divjaka më 25 prill të jetë plot me vota për ndryshim. Dhe ne do jua shpërblejmë me punë dhe vepra. Provat i kemi dhënë. Nuk kemi fjalë e premtime boshe. Vizat i hoqëm, ta çojmë Shqipërinë drejt Europës. Do të rrisë mirqënien, do të forcojë ekonominë. Faleminderit nga zemra," tha Basha.