Avokati për Ora News: Nëse ka shpërdorim detyre nga kontrollorët duhet të arrestoheshin të gjithë, jo 3

Urdhër arrestet për tre kontrollorët e Albcontrol janë të paligjshme.

Kështu është shprehur avokati i kontrollorëve Rezart Kthupi në një intervistë në studion e Ora News.

"Ligjshmëria e urdhër arrestit do të shqyrtohet nga Gjykata. Ne e konsiderojmë atë të paligjshme, megjithatë i mbetet Gjykatës të vendosë në mënyrë përfundimtare nëse e drejta anon nga ana e kontrollorëve, apo nga ana strukturave të policisë," tha avokati.

Sipas tij edhe pse janë shoqëruar një pjesë e madhe për  tre prej tyre në mënyrë të paligjshme janë lëshuar urdhër arrestime.

"Nuk arrij t'i gjej një shpjegim pse këta të tre. Vepra penale "shpërdorim detyre" duhet ët ishte për të gjithë bashkarisht, sepse të gjithë kanë pasur të njëjtat veprime, të njëjtat qëndrime, kanë kryer të njëjtat veprime praktike dhe duhet të ishte shpërdorimi i detyrës për ët gjithë. Nuk ka një shpjegim, të paktën juridik se pse organi i akuzës, prokuroria, oficerët e policisë gjyqësore kanë vendosur të procedojnë vetëm këta tre persona," u shpreh Kthupi.

Sipas avokatit, kontrollorët janë duke respektuar ligjin dhe nuk ka vepër penale “shpërdorim detyre.”

"Ligji parashikon shprehimisht detyrimin e tyre për depozitimin e kësaj deklarate në kushtet kur vlerësojnë dhe është vlerësim individual i gjithsecilit nëse është në kushtet e paaftësisë apo jo. Duke qenë se kanë respektuar një dispozitë ligjore, nuk mund t'i thuhet se për shkak se respektohet një dispozitë ligjore, keni shkelur ligjin," tha avokati.

Teksa përmendi kërkesat e kontrollorëve ajror Kthupi u shpreh se veprimi i tyre nuk është një grevë dhe se vendimi i tyre  është brenda gjitha skemat e kompetencës mbi të cilat funksionin Albcontrol.

https://youtu.be/zWFG4Wrg4EM