Mbi 36 mijë aplikime për vaksinë në e-Albania

Megjithëse në Shqipëri nuk ka ende nje certifikatë vaksinimi, në sistemin e-Albania regjistrohet çdo qytetar i cili ka marrë dozën e nevojshme anti-Covid. Drejtorja e Kujdesit Shëndetësor, Bora Salaj, thotë se fushata masive ka vijuar me ritme të njëjta që prej fillimit këtij procesi.

Qytetarët e vaksinuar me te dy dozat anti-Covid figurojnë në platformën e-Albania. 

Megjithëse nuk ka ende një certifikatë vaksinimi, një vërtetim i tillë mund të gjendet në këtë platformë.

Drejtorja e Kujdesit Shendetësor, Bora Salaj, shpjegon se të gjitha të dhënat për këta persona referohen te institucionet përkatëse.

"Të gjithë të vaksinuarit janë të regjistruar në sistem elektronik ku çdo mjeku të familjes i del emri si i vaksinuar në e-Albania."

Procesi i vaksinimit, thotë ajo, ka vijuar me ritme të njëjta që prej ditës se parë të fushatës masive. Në çdo kohë qytetarët që janë në grupin e riskut mund të bëjnë injeksionin.

"Situata ka shkuar shumë mirë, shkon te 1500 të moshuar në ditë te sheshi "Skënderbej".

Gjatë kësaj jave pritet të ketë edhe një ulje të pragut të moshës së të vaksinuarve.

"Jemi duke ulur përsëri fashën e grupmoshës."

Në sheshin "Skënderbej" aktualisht aplikohen vetëm vaksinat kineze, të cilat jane planifikuar të injektohen të moshat e treta dhe te gazetarët.

Aktualisht jane administruar më shume se 50% e dozave.

Por si kryhet kjo procedurë? Të interesuarit duhet të identifikohen në platformë si qytetarë dhe hap shërbimin Kërkesë për vaksinim Covid 19.

Të dhënat plotësohen automatikisht, dhe më pas në celularin e qytetarit mbërrin sms i konfirmimit.

Prej fillimi të procesit të vaksinimit masiv deri në 7 prill  kanë aplikuar për të kryer vaksinën në E Albania 36 187persona.