Dita ndërkombëtare e romëve: Shteti na ka lënë në harresë, ndihemi te diskriminuar

Komuniteti rom vazhdon te mbetet me i diskriminuari. Ata e konsiderojnë veten të harruar nga shteti.

Prandaj në ditën ndërkombëtare të romëve, aktivistë dhe anëtarë të këtij komuniteti kanë dalë për të protestuar ne mënyre simbolike me sloganin, “Riciklo mbetjet, jo padrejtësinë”.

Situata pandemike ka qenë tejet e vështirë për këdo, por kjo shtresë, shpesh herë e paragjykuar nga shoqëria, e ka përjetuar ndoshta më keq se kushdo tjetër.

"Gjatë pandemisë ne kemi parë protesta të tyre sepse u izoluan dhe nuk mundën të ushtronin aktivitetin e tyre për të siguruar bukën e përditshme."

Komuniteti përballet me problematika te shumta.

"Romët e kishin të pamundur të merrnin pjesë në mësimin online. Një pjesë e madhe prej tyre, jo vetëm në Tiranë por edhe në shtete të tjera, për shkak se në banest ku jetojnë nuk kanë kushte të mira, nuk kishin mundësi të kishin akses në internet."

Mbi ta ushtrohet dhe dhune fizike nga institucionet shtetërore.

"Ka shumë raste ku policia bashkiake ka dhunuar ricikluesit romë dhe egjiptianë në qytetin e Tiranës."

Aktivistet thonë se fondet shpesh shpërdorohen.

"I marrin të tjerët, kupton ? I marrin organizatat fondet e Bashkimit Evropian."

Vetë romët e konsiderojnë veten të përjashtuar nga shteti. Pa asnjë lloj ndihme ekonomike,dhe ne kushtet më minimale të jetës ata e kanë të pamundur jetesën.

"Ndihma s'marrim, as përkrahje, asgjë. Çfarë marrim ? Çfarë do hamë? Me bidonët që mbledhin kalamajtë ushqehemi. Është katastrofë."

Krahas institucionit të bashkisë, ky komunitet përballet me bullizëm dhe në ambjentet arsimore.

"Shokët na ngacmojnë, na rrahin. Jemi romë prandaj."