Bllokimi i fluturimeve në Rinas, pasagjerët nga Dubai do vijnë me autobus nga Podgorica

Aeroporti i Rinasit ka njoftuar se pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, do të transportohen me autobusë në Podgoricë dhe udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës.

Gjithashtu pasagjerët e linjës Dubai-Tiranë, me të njëjtin fluturim flydubai, do të ulen në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim në orën lokale 18:30.

Ata do të transportohen në Tiranë me autobusë.

Përsa i përket fluturimeve të nesërme ende nuk ka një orë të saktë se kur do të rifillojnë.