Basha në Divjakë u premton kthimin e pasurive të tjetërsuara

Një pritje entuziaste iu dedikua kryetarit të PD-së Lulzim Basha edhe në Divjakë paraditen e sotme. Me flamujtë e Partisë Demokratike ata kanë shoqëruar Bashën nëpër rrugët e qytetit.

Basha premtoi ndryshimin pas zgjedhjeve të 25 prillit.

 “Këto 8 vite kanë qenë të mbushura me dështime të kryeministrit në ikje, ju kanë varfëruar dhe tjetërsuar me të padrejtë djersën tuaj. Kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq me shpresë e vendosmëri për ndryshim” u tha Basha.

Basha ftoi qytetarët të votojnë numrin 9 në zgjedhjet e 25 prillit. Votoni për programin që do të sjellë në vëmendje qytetarin shqiptar.

Hallet tuaja kanë qenë hallet e mija dhe zgjidhjet tona janë për ju. 25 prilli është dita juaj dhe vetëm ju keni në dorë ndryshimin. Do ju kthejmë pasuritë që ju kanë tjetërsuar” u shpreh Basha.