"Fitorja e padiskutueshme", Sali Shehu njihet me shqetësimet e banorëve të njësisë 8 në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Prill 2021, 21:18
Kryetari i FRD-së Sali Shehu zhvilloi sot një takim me banorët e njësisë 8 në Tiranë.
Gjatë bashkëbisedimit me ta ai u njoh me problematikat e tyre.
Banorët i shprehën shqetësimet për mungesën e punës dhe kushtet e vështira ekonomike.
"Dëshmi rrëqethëse për varfërinë dhe sjelljen brutale te qeverisë," shkruan Shehu në facebook.
FRD garon në këto zgjedhje si pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike.