Monika Kryemadhi: LSI është gati për të marrë 11 mandate në Tiranë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përmes një postimi në Instagram shprehet se kjo parti është gati për 11 mandate në Tiranë.

Kryemadhi e ka bërë këtë deklaratë pas një takim me kryetarët dhe sekretarët e kësaj force politike në Bashkinë e Tiranës.

Kryemadhi: LSI është gati për të marrë 11 mandate në Tiranë. Të 11 deputetët do të jenë mbështetje për të gjithë qytetarët. 11 deputetë që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik e social. Ata do të çojnë përpara misionin.