Thano: Kosova hoqi nga skena politika heronj lufte se u korruptuan, por këtu kanë 30 vite të njëjtët njerëz
Në Politikon nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Adrian Thano u shpreh se në Kosovë pavarësisht se ishin heronj luftë, klasa e vjetër politike u largua nga skena për gati 10 vite, dhe shtoi se në vendin tonë ka 30 vite e njëjta klasë.
Thano: Ne nuk kemi për ta marrë vesh kurrë se sa njerëz do të vdesin nga ata që kanë marrë pjesë në votime. Dua të bëj një krahasim me Kosovën.
Ata që u larguan me votë ishin heronj luftë që kanë shpëtuar popullin e tyre. Mjaftoi 10 vite në pushtet, u bënë hajdutë dhe i fshin nga skena politike. Këtu madje nuk kanë bërë ndonjë luftë, dhe këtu ka 30 vite që vazhdon historia e tyre prej 30 vitesh.
Për mua kriza e parë është kriza e moralit në fushatë. Nuk ka moral mazhoranca për të qeverisur më tej dhe as opozita nuk ka moral për t'u rikthyer. Po ashtu kriza tjetër është ajo politike. Fatkeqësi në vendin tonë është mungesa e një të majte për ta votuar.