SPAK, "heshtje" për 110 mln euro, Demalia: Reforma në drejtësi në koma, po mbahet me penicilinë për shkak të shpenzimeve

110 mln euro që Shqipëria do të duhet ti paguajë  Francesko Becchetit nuk vunë në lëvizje SPAK, i cili ende nuk ka asnjë reagim.

Publicisti, Ilir Demalia, thotë se reforma në drejtësi ëhstë në gjendje kome dhe po mbahet me penicilina nga nbdërkombëtarëve vetëm për shkak të investimit njerëzor dhe financiar që është bërë në të.

Demalia: Nuk kemi sistem drejtësie. Jemi në një gjendje autoritariste për të mos shkuar në diktaturë, jo se janë burra të mirë por nuk e bëjnë dot. Shteti nuk funksionon. Mos të mburremi dhe të gënjejmë veten me SPAK dhe me PAK.E dinë perëndimorët, amerikanët, e di dhe ambasadorja, reforma në drejtësi është në koma, po mbahet me penicilin për arsye të shpenzimeve që janë bërë, nuk ka rrugë tjetër. Por që nuk funksionon, nuk funksionon. Kjo çështje duhet të çojë në këmbë SPAK, nuk ka asnjë fjalë. Agaçi duhet të thirrej direkt në prokurori, Erion Veliaj, e kujtoni dasmën që bënte. E ka kërcënuar Becchetin siç ju kërcënon dhe ju.

Raporti i Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit me qendër në Lubjanë të Sllovenisë nënvizonte se Rama është bërë pengesë e fjalës së lirë.

Demalia për Rtv Ora thotë se një konkluzion të tillë e gjen edhe tek fjalimi i Elez Biberaj pak ditë më  parë.

Demalia: Kishim edhe një fjalë të doktor Elez Biberaj së fundmi në rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipërisë-SHBA. Ai ka një adresim tepër real, thotë se Shqipëria ka bërë një rrëshqitje tmerrësisht mbrapa në lidhje me institucionet dhe zhvillimin e demokracisë dhe medias të lirë. Shqipëria, thotë, është kthyer në një shtet autoritarist ku nuk funksionon drejtësia. Pra nuk funksiononas SPAK. Këta kanë rrëshqitur këto 8 vitet e fundit, jo se kanë qenë në shkallën e duhur më parë, por asnjëherë në këtë gjendje. Sistemi gjyqësor ka dalë totalisht i kalbur.

E ndërsa Rama refuzon të pranojë se vendimi i Arbitrazhit është përfundimtar, Demalia thotë se çdo proces tjetër vetëm sa do të shtojë faturën financiare për Shqipërinë.

Demalia: Ne e dinim, pavarësisht se po e zbarritnin. Prapë Kryeministri del dhe thotë që do të ketë një gjyq tjetër, nëse ky kërkon gjyqe të tjera vetëm do të shpenzohen më shumë para nga shteti shqiptar, asgjë tjetër. Dëgjova dhe kreun e PD Basha që do t'u marrim pasuritë politikanëve, janë demagogji. Duhet të jetë më serioz. Edi Rama duhet të largohet urgjentisht, siç e kam thënë dhe më parë se vazhdimi i tij më tej do të jetë një kolapsim dhe më i rëndë për shtetin dhe shoqërinë. Nuk jam nga ata që besoj që ardhja e opozitës do të bëjë mrekullinë se është pjesë e gjynaheve të këtij tranzicioni por do të ndalojë për një moment ky tren që ka marrë përpara dhe po shkatërron gjithçka. Ajo që është më e rëndësishme është ndërgjegjësimi i vetë shqiptarëve. Në Kavajë bërtisnin sot "Luli je hero". Kemi një kulturë primitive, i krijojmë vetë idhujt, çfarë heroi? Ai që vjen në detyrën e qeveritarit, administratorit të shtetit është një shërbëtor dhe ke të drejtë ti kërkosh llogari jo ta shohësh si hero.

Intervistoi Kostana Morava, përgatiti për online Besjana Kuçana