"Zoti është drita që mundi natën", lutja e Pashkëve shkon për përfundimin e pandemisë


"Zoti është drita që mundi natën". Me këto vargje që qëndronin në murin e Kishës, besimtarët e krishterë në Korçë kremtuan ringjalljen e krishtit.

Me mesazhe paqeje e forcë në këto kohë aspak të lehta, besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për ndihmë dhe mundjen e së keqes nga e mira.

Edhe në kryeqendrën e Veriut në Shkodër, me qirinj në dorë qindra besimtarë shkuan ne Kishë për të kremtuar Pashkët, si një ndër festat më të mëdha të këtij besimi.

Dom Vlash Palaj, famullitar i Shkodres, iu drejtua besimtarëve me mesazhe kryesisht që kishin lidhje me pandeminë e koronavirusit, duke thënë se njerëzimi u ka mbijetuar edhe kohërave më të vështira.

Festa u kremtua edhe në Lezhë, ku besimtarët u mblodhën në  katedralen e "Shën Nikollit.

Në fjalen e tijë para besimtareve ipeshkvi i Lezhës Otivio Vitale u shpreh se pandemia i ka larguar njerezit nga kisha, por sipas tij nuk duhet të kemi frike nga virusi.

Në kishën “Giuseppe Razzini” në Berat, Prifti Giuseppe Tossi, drejtoj luten për një jetë më të mirë.

Në ceremoninë e udhëhequr nga At Giuseppe Testa në Elbasan, ai iu referua ardhjes së pranverës dhe e  lidhi atë me ringjalljen e Krishtit dhe shpresës.

Pashka është nëj nga festat më të mëdha të krishtërimit. Besimtarët mbajnë kreshmë për 40 ditë, në kujtim të Jezu Krishtit.

Lexo edhe-Mesha e Pashkëve nën masat anti-Covid

Politika uron Pashkët, Rama poston vezë, Basha dhe Kryemadhi shpresojnë te çlirimi nga e keqja

Pashkët e fundit në pandemi? Rakacolli për Ora News: Gjithmonë e mira që triumfon