10 vite pa hipotekë, banorët e Astirit: Kërkojmë ndihmën e shtetit, pronari nuk na përgjigjet

Disa banorë të 4 pallateve këtu në zonën e Astirit protestuan mëngjesin e kësaj të diele për mosmarrjen e hipotekave të banesave të tyre. Pavarëssisht se janë interesuar pranë institucioneve, ato ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Kjo problematikë vijon prej 10 vjetësh ndërsa banorët thonë se pavarësisht interesimit, nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Qytetarët thonë se i kanë shlyer të gjitha detyrimet financiare por ende nuk kanë marrë hipotekat nga ndërtuesi.

Pavarësisht se janë interesuar pranë Bashkisë së Tiranës, i cili është dhe institucioni mbikëqyrës për dhënien e lejeve të ndërtimit, thonë se nga ky institucion nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Sipas banorëve, me pronarin e këtij blloku nuk kanë pasur asnjë kontakt, ndaj tashmë kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për hipotekimin e objekteve të banimit.

“Te hipoteka më thonë je në rregull por duhet të bëhet 100% pallati, 42 hyrje. Por dikush është në Australi, Kanada. Nuk na i bëjnë kurrë nëse nuk bëhet gjithë pallati.”

https://youtu.be/jKalp5eg-cA

“Shteti të marrë masa, të na bëjë dokumentat e shtëpive.”

“Hipoteka më duhet se i kam paguar lekët.”

“Nuk ka shtet këtu, janë të gjithë hajdutë. Mjerë popullin çfarë e ka gjetur.”

“Na ka marrë lekët dhe nuk bën asnjë veprim, asgjë. Kontaktuam disa herë me pronarin, tani nuk na hap telefonin. Ne duam të drejtën tonë të na bëhet hipoteka e shtëpisë, kaq duam ne.”

Pallatet e pa hipotekuara janë një fenomen shqetësues në tiranë pasi pronarët nuk mund ti përdorin as për transaksione pronash dhe as për kredi për shkak të çështjes së pronësisë.