Burg bandës së snajperistëve

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 9 të arrestuarit e operacionit "Kompleks", që u kapën me armatimit të rëndë dhe municioneve pak ditë më parë.

Ndryshe nga deklarata e policisë ditën e operacionit ku u bënë publik vetëm emrat e pesë personave, në gjykatë për këtë çështje u paraqitën 9 të arrestuar për të cilët prokuroria kërkoi masë arresti.

Disa prej anëtarëve të grupit dyshohen se kanë marrë pjesë në 3 ngjarje kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019 në Tiranë. Seanca zgjati mbi pesë orë ndërsa mësohet se të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat.

Dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, i kërkuan gjykatës masën “arrest me burg” për 9 të arrestuarit, Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa, ndërsa për Klodian Kullën la në fuqi masën arrest me burg vetëm 45 ditë.

Të përfshirë në këtë grup kriminal, sipas porokurorisë janë edhe dy të arrestuarit më herët Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku.

Ata ranë në pranga në fund të muajit shkurt, të akuzuar për tentativën për vrasje me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz.

Enver Jamaku ishte ai që treguar grupin dhe zbulimin e 18 baza te armatimit, si dhe çoi në zbardhjen e 3 ngjarje të tjera kriminale të ndodhura gjatë periudhës 2017-2019.

Aktiviteti i grupit sipas prokurorisë është zbuluar nga dëshmitë e dhëna prej shtetasit Enver Jamaku, i cili pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë.

Lexo- Armët nga ushtria/ Grupet kriminale zotëronin kombinatin e armëve në Tiranë. Sokol Xhura dyshohet se iku në SHBA