Ekzekutimi i të fortit të Shkodrës, bie në pranga i dyshuari i dytë për vrasjen e Ritvan Ramazanit
Pesë muaj pas vrasjes së Ridvan Hysenit në Shkodër, i njohur ndryshe edhe si Ridvan Ramazani, policia ka vënë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të ngjarjes.
Hydajet Mehmedaj ëshët arrestuar nga blutë e qytetit verior pas disa informacioneve në rrugë operative për vendndodhjen e tij.
Arrestimi i 34 vjeçarit e çon në dy numrin e të arrestuarve, pasi ditën e ngjarjes me 28 nëntor 2020 u arrestua Milkjor Gjoka, i cili ndodhet në burg, por ka mohuar që ka lidhje me vrasjen duke thënë para togave të zeza se ai ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes ditën e atentatit.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër kishte vendosur masën e arrestit me burg edhe per vëllain e Hydajet Mehmedajt, Duel Mehmedaj, i cili ndodhet në arrati dhe akuzohet për vrasje.
E njejta gjykate gjithashtu pak ditë pas vrasjes kishte dhënë masën “detyrim me paraqitje” për dy dëshmitaret Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi që u arrestuan fillimisht nën akuzën e “moskallëzimit të krimi” si dëshmitar në vrasjen e 46 vjeçarit.
Ridvan Hyseni kishte mbetur i vdekur pas 15 plumbave që u shkrepën ndaj tij, mesditën e 28 nëntorit në Mushan të Dajçit.
Vrasja erdhi pasi autorët ishin konfliktuar me djalin e viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën.
Vëllezërit Mehmedaj pak orë pas sherrit ekzekutuan Ridvan Hysenin me breshëri plumbash në makinën e tij.
Ekskluzive/ Zbret nga makina, afrohet dhe qëllon me breshëri… Momenti i vrasjes së Ritvan Ramazanit