Shportë me vezët e Pashkëve për kryeministrin, Rama surprizohet në çadrën e vaksinimit në Fier

Kryeministri Rama inspektoi sot procesin e vaksinimit të të moshuarve + 70 në qendër të qytetit të Fierit.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe nga kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ai pa nga afër vaksinimin që çadrën  e ngritur në shësh.

Vizita e tij ka qënë tepër e shkurtër. Ndërsa u suprizua nga një vogëlushe me një dhuratë për Pashkët, shportën me vezë.

 Manastirliu paralajmëroi uljen e fashës për personat që do të vaksinohen.

"Përgatitim të ulim fashën këto ditë dhe do të kemi përqëndrim te të sëmurët kronikë.

Manastirliu shtoi se "presim që javën që vjen të kemi sërish vaksina të Pfizer dhe serinë e ardhshme të Sinovac që brenda javës që vjen pritet të mbërrijë për të hapur fashën +65 ndoshta edhe +60 me të sëmurë kronikë".