Basha piknik me të rinjtë: 25 prilli dita e ndryshmit, prioritet ekonomia dhe sigurimi i vendeve tё punës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qenë ditën e sotme në Elbasan ku u takuat me disa në piknik.

Sipas Bashës 25 prilli është dita e fitores për rininë e gjithë vendit dhe se pas kësaj date presin punë të mëdha.

Basha shtoi se për këta të rinj ka prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës.

Lulzim Basha: 25 është dita e fitores, është dita e ndryshimit për të gjithë shqiptarët e në veçanti për rininë e Elbasanit e të Shqipërisë. Pas kësaj na presin punë të mëdha. Shumica prej jush keni qenë gjimnazist ose dhe në 9 vjeçare, kur kemi nisur një punë shumë të madhe që e ka transformuar Elbasanin, që është tuneli i Elbasanit dhe rruga Tiranë-Elbasan. Dhe për këtë rrugë shumica nuk kishin besim.

Tani nё kёtё vend ku ndodhemi sot këtu nё tё gjithё kёtё hapësira tё bukur qё ёshtё kaq afër qytetit tё Elbasanit, edhe këtu kemi patur njё plan, i cili pёr fat tё keq nuk ёshtё bёrё realitet kanё kaluar 8 vite dhe pёr kёtё plan kanё folur dhe kundërshtarët tanё politik qё kanё patur 8 vite kohë qё ta realizojnë. Pёr ju kam prioritet zgjimin ekonomik tё Elbasanit dhe Shqipërisë dhe sigurimin e vendeve tё punës. Ndryshimi po vjen dhe ju jap fjalën. Askush nuk e meriton dhe nuk do ta shijoj më shumë ndryshimin që po vjen se rinia shqiptare kudo që ndodhet.