Radhë në ambulanca për vaksinimin, ndryshimi i orarit shkakton kaos te të moshuarit

Pak metër larg sheshin Skënderbej ku vaksinimi u realizua nën syrin e medies dhe të kryeministrit Rama, situata u shfaq krejt ndryshe.

Vaksinimi masiv u shoqërua me radhë në ambiente të jashtme dhe të brendshme të qendrës shëndetësore nr. 3 në tiranë

Kishte prej tyre që pas njoftimit nga mjeku i familjes kishin mbërritur që në orët e para të ditës.

"Na ka thënë mjekja e lagjes se do të vaksinohemi sot, po shumë rrëmujë. Këtu vjen për t'u shëruar dhe sëmuresh më keq."

"Kanë disa 2 orë që presin këtu. Nuk ka rregull, sepse s'kanë vënë emra këtu. Ne na lajmëroi ambulanca e lagjes."

Të tjerë qëndronin në radhë jashtë ambientit për të shmangur dyndjen në derën e dhomës ku kryheshin injeksionet.

https://youtu.be/lm2Cg1-DXKk

"Ne kështu po e marrim virusin më shumë. Këtu po futen njerëzit pa radhë."

"Ne e kishim në orën 9, erdhëm qysh në 8:30 dhe akoma nuk jemi vaksinuar, ora 11."

Ata që qëndronin në korridor pranonin frikën nga infektimi me Covid, por shprehen se nuk kishte organizim të vaksinimit.

Shprehen se mjeku nuk i tregonte markën e vaksinës që do të merrnin.

Një nga argument e dhëna ishte dhe ndryshimi i orës, por duket se pak kush nga autoritetet kishte menduar të mbante rregull aty ku kryeministri nuk do të shkonte në këto ditë fushate. madje dhe ushtria e shfaqur në ERTV mungonte në këtë qendër.