Rama: Lutem për PD-në, janë estradë, uroj të mos e bëjnë mitingun te Shefqet Ndroqi1
Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinj në Kombinat, ndërsa është kthyer pas në kohë ku ka bërë një bilanc të punës së deritanishme në vend.
Sipas Ramës në kohën kur mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës kishte gjetur vetëm 78 llamba që ndriçonin në kryeqytet, ndërsa shtoi se të tjerat ishin djegur.
Rama: Më kujtohet kur erdha në kryet të bashkisë së Tiranës kishte vetëm 78 llamba që ndriçonin në Tiranë. Kishte shtylla që qëndronin kot pa drita. Po ashtu dhe kjo fushë ku gjendemi sot është ndërtuar në atë kohë. Në atë kohë kur ne filluam që të punojmë për të nisur një transformim që dukej i pamundur. Sot është kohë tjetër, problemet e sfidat janë të tjera. Është me rëndësi që njerëzit të kuptojnë se realisht nuk ka kohë për të kthyer kokën pas dhe për të bërë hapa pas. Një hap para dy mbrapa, kjo ka qenë historia e 100-dra viteve. Këto tani janë hapa të një maratone dhe jo të një sprinti. Përpjekja për Shqipërinë është maratonë.
Rama nuk harroi që të merret edhe me kundërshtarët e tij politik duke u shpreh se janë një tufë personazhesh që nuk bëjnë as për estradë.
Rama: Këta janë një tufë personazhe, që humoristi nuk do i fuste në një pjesë estrade. Këta janë estrada jonë. Por si mund të luhet me këta, duke iu dhënë këtyre çelësat. T’ja japësh çelësin Tym Idrizit, që del nga dera pas. Ta bën tym shtëpinë. Ca problemi ka që në kombinat të rrijë dhe flamuri i PD-së? Të mbajë edhe foton e Bashës, dhe të Saliut po të dojë. Po taksën zero e ka për vete. Ajo taksa e sheshtë është dërrasë, pllakë varri mbi më të vegjlit. S’ka nevojë që të mbajë fotografin time. Të më shajë gjithë ditën. Kur të vijë një që bën punën më mirë se ne, në rregull. Por për hir të partisë, ti t’i vësh erën biznesit, vetëm të shohësh dhëndër Lulin! Ata as në kohë pandemie nuk menduan. Vajtën u turrën atje krijuan një vatër zinxhiri infektimi. E patë! Lutem për ta. Uroj që mos t’i ndodh gjë. Uroj që mos ta përfundojnë mitingun duke e bërë tek Shefqet Ndroqi. Ju lutem shumë, të bëjnë atë që duhet të bëjnë për fëmijët e tyre. S’ka kënaqësi më të madhe se sa të mendosh që ke pasur një kontribut ne lehtësimin e shpirtit të qindra mijëra gjyshërve.