Vepra e artistit amerikan "Luftëtari" shitet për 41,8 milion $ në Azi

Një nga veprat e artistit amerikan Jean-Michel Basquiat, e quajtur “Luftëtari’ është shitur në vlerën e 41.8 milion dollarëve.

Kjo konsiderohet vepra më e shtrenjtë artistike perëndimore e shitur ndonjëherë në Azi. Basquiat është një nga piktorët më të rëndësishëm të gjysmës së shekullit të fundit.

Piktura "Luftëtari" e Jean-Michel Basquiat është vepra më e shtrenjtë artistike perëndimore e shitur ndonjëherë në Azi.

Ajo u shit për 41.8 milion dollarë në një ankand të Christie's me transmetim të drejtpërdrejtë në Hong Kong.

Çmimi përfundimtar i shitjes për veprat artistike të vitit 1982 ishte më i lartë se sa pritej, me vlerësime që fillonin nga 31 milion deri në 41 milion dollarë.

Piktura, e bërë me akrilik dhe llak në një panel druri, shihet në botën e artit si vepra historike e artistit amerikan, krijuar gjatë epokës përcaktuese të prodhimit të tij krijues.

Ajo u interpretua si një punë gjysmë-autobiografike e Basquiat, i cili u përqendrua në pabarazinë në shoqëri dhe mungesën e përfaqësimit të Zezakëve në botën e artit.

"Luftëtari’ i Jean-Michel Basquiat është një portret komandues dhe autoritativ që demonstron mjaft pse artisti konsiderohet si një nga piktorët më të rëndësishëm të gjysmës së shekullit të fundit," tha shtëpia e ankandit për punën.

Piktura më parë i ishte shitur një koleksionisti amerikan në Sotheby's London në 2012 për 8.7 milion dollarë, por çmimi i saj është rritur ndjeshëm krahas kërkesës për pikturat kryesore perëndimore në Azi. Një nga veprat e tij, e quajtur "Untitled (Head)", u shit për 15.2 milion dollarë në Sotheby's në New York vitin e kaluar.