Pak para finales së Sanremos, gazetarja e njohur përcjell përmes RTV Ora mesazhe kundër dhunës ndaj grave

Në teatrin Ariston do të zhvillohet sonte në mbrëmje nata finale e eventit më të rëndësishëm të muzikës italiane Sanremor 2021.

26 këngëtarë në garë do të garojnë sonte në mbrëmje për t'u ngjitur në podiumin e tre vendeve të para e fitimin e çmimit të këngës më të mirë në këtë vit kaq të vështirë për Italinë.

Në natën më të rëndësishme të Sanremo 2021, e ftuar speciale është gazetarja e njohur italiane, korrispondente e RAI në Kinë, Giovanna Botteri.

Giovanna Botteri ishte gazetarja e parë e cila përcolli në Itali emergjencën e rrezikut të infektimit nga Covid 19 që po jetonte Kina.

LEXO EDHE: Ermal Meta drejt fitores së Festivalit të Këngës italiane/ Pak orë nga finalja

Por pak muaj më parë ajo u bë gjithashtu dhe viktimë e një sulmi verbal virtual e ofendues në rrjetet sociale.

Në konferencën për shtyp të mbajtur pak orë para nisjes së kësaj nate, gazetarja italiane iu përgjigj pyetjes së gazetares së RTV Ora News në Romë, Alba Kepi, pjesë e jurisë së përbërë nga 170 gazetarë të përzgjedhur për të votuar këngët më të mira të këtij Festivali.

Alba Kepi: Pak kohë më parë ju u bëtë shenjestër e një sulmi verbal virtual në rrjetet sociale. Jemi në këtë natë finale, e në prag të festës së Gruas, pra 8 Marsit, e një moment kur pandemia e lockdown ka keqësuar femomenin e dhunës fizike e psikologjike ndaj gruas. A do sillnin në Teatrin Ariston dhe një mesazh ndaj këtij fenomeni, duke qënë se është një nga eventet më të ndjekura dhe në Eurovision?

Giovanna Botteri: Mendoj se dhuna kundër e ndaj grave është një plagë sociale e puna që duhet bërë ka të bëj me ndryshimin që duhet të bëjmë në shoqërinë ku jetojmë. Kjo punë duhet bërë nga gratë në linjë të parë, nga betejat e tyre, por mendoj që duhet të jetë thelbësor e mjaft e rëndësishëm dhe ndihma e burrave. Duhet ndryshuar shoqëria jonë, duhen mbrojtur persona më vulnerabël, duhen mbrojtur gratë nga dhuna që iu ushtrohet. Festivali është një rast ku njerëzit gjenden së bashku e ndjekin televizionin. Duke u gjendur së bashku në një moment kaq argëtues, ke mundësi të japësh disa ide se si duhet të jetë shoqëria ku jeton, se si mund e duhet të ndryshojë. Nëse jep mesazhe që përcjellin respektin ndaj grave duke dënuar fort e prerë dhunën ndaj grave e abuzimin ndaj tyre mendoj se është thelbësore.

Në natën e parë të Festivalit, Loredana Berte solli në skenë këpucët e kuqe (simbol kundër dhunës ndaj grave) e kjo shenjë, bashkë me këngët e bukura e zërin e saj të fortë, marrin mjaft rëndësi e këto simbole bëhen shumë të rëndësishme bashkë me punë e madhe që duhet ta bëjmë bashkarisht për të bërë sa më të sigurt jetën e grave e vajzave duke i lejuar të jetojnë në një shoqëri që i respekton, që nuk abuzon me to, që nuk i lejon të dhunohen.  Ky moment është mjaft i vështirë për shkak të pandemisë, gratë janë të parat që humbin vendin e punës, janë të parat që mbyllen në shtëpi e në situata të vështira.

Nuk di ndoshta dhe me ndihmën e Amadeus e përmes këtij momenti argëtues të Festivalit të Sanremos do të mund të gjejmë një mënyrë për të lehtësuar këto plagë. Do të ishte diçka mjaft e bukur të arrinim të lehtësonim dhimbjen e këtyre grave në këtë natë. Nëse do mund të realizonim një gjë të tillë, do të ishte një gjë majft e bukur. Do të kryenim një hap më shumë përpara.