“Rastësia, qëllimi i Zotit” Bota do kthejë sytë nga Shqipëria

Etleva Kupsi autore e disa librave së fundmi vjen me një film “ Rastësia Qëllimi i  Zotit”.

Ajo flet për emisionin “Ditë e Re” mbi librat e saj të cilët kanë në fokus rolin e gruas në shoqërinë shqiptare.  Që ky mesazh të përcillej në mënyrën më të mirë të mundshme dhe  të përçohej më shumë ajo vendosi ta sjellë përmes një filmi.

"Ky film trajton 5 histori me sekuenca nga feja Islame të bazuar në një  histori  të vërtetë. Filmi trajton tema si abuzimet seksuale në shoqërinë tone. Po ashtu në të është trajtuar tragjedia e Himarës me studentët e Elbasanit, ku e ka bazuar nga eksperienca e të afërmes së saj. Po ashtu në këtë film është trajtuar se si  të moshuarit braktisen nga familjet e tyre.

"Filmi do të marrë pjesë në 3 festivale. Në atë të Kanadas , Neë York dhe padyshim në Shqipëri. Ajo që synon autoria nuk janë aspak çmimet vlerësuese por përkundrazi, ajo dëshiron që mesazhi të përcohet dhe bota ti kthejë sytë nga Shqipëria."