Pretendent për çmimin e parë, Ermal Meta triumfon në natën e tretë të Sanremos

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka triumfuar dhe në natën e tretë të Festivalit të Sanremos 2021. Performanca e tij në mbrëmjen e këngëve cover me të ftuarit special, është vlerësuar si më e mira, duke u renditur në vend të parë nga vota e jurisë së instrumentistëve e korit të orkestrës së Festivalit të muzikës italiane.

Ermal Meta solli në Teatrin Ariston të Sanremos këngën "Caruso" të Lucio Dalla në shoqërimin e orkestrës "Napoli Mandolin".

Dhe në natën e dytë të këtij eventi muzikor, kantautori shqiptar u rendit në vendin e parë të klasifikimit provizor të 26 këngëtarëve që garojnë në këtë festival.

Mbrëmja e sotme është ndër më të pasurat me elementë muzikorë.

Në skenën e Sanremo 2021 do të performojnë të 26 këngëtarët si dhe 4 këngëtarët e rinj të zgjedhur nga juritë, ndër tetë që ishte numri fillestar i tyre.

Po sonte tre juritë: juria e gazetarëve, televoto e kuroa demoskopike, do të zgjedhin këngën më të mirë fituese në kategorinë "këngëtarë të rinj".

Bashkë-prezantuese me Amadeus e Fiorello do të jenë në këtë natë, gazetarja e njohur e Mediaset, Barbara Paombelli e dirigjentja e orkestrës Beatrice Venezzi.

Të ftuar specialë do të jenë këngëtari Mahmood fitues pak vite më parë i Sanremos me këngën e tij "Soldi" si dhe këngëtari Achile Lauro.