Arkeologët zbulojnë mini-statujën 2500 vjeçare në malin e shenjtë të Olimpit
Arkeologët grekë kanë zbuluar rastësisht një statujë demi të bronztë, e cila daton para 2500 viteve në vendin arkeologjik të Olimpias, tha më 19 mars ministri i kulturës.
Një arkeolog vëzhgues u ndesh me mini-statujën gjatë punës në vend, një nga vendet e shenjta më të famshme në Greqinë e lashtë, raporton Reuters.
Një nga brirët e tij kishte dalë nga toka pas reshjeve të shumta të shiut dhe statuja ishte e paprekur, afër tempullit të Zotit antik grek Zeusit në Olimpia.
Statuja u çua në një laborator ku do të qëndrojë tani.
Arkeologët besojnë se ishte pjesë e mijëra dhuratave të ofruara Zeusit në periudhën 1,050-700 para Krishtit. Demat dhe kuajt luajtën një rol të rëndësishëm në jetën e grekëve të lashtë dhe kështu u ishin kushtuar shpesh perëndive.